Bota24 Shkurt 2022, 19:58

Britania vazhdon ndëshkimin ndaj Rusisë, ndalon avionët rusë nga hapësira e saj ajrore

Shkruar nga Pamfleti
Britania vazhdon ndëshkimin ndaj Rusisë, ndalon avionët rusë

Mbretëria e Bashkuar po ndalon avionët civilë rusë nga hapësira e saj ajrore.

“Asnjë avion në një shërbim të planifikuar, i cili është në pronësi, qira ose operuar nga një person i lidhur me Rusinë, ose i regjistruar në Rusi, nuk do të fluturojë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në një buletin drejtuar pilotëve të sapo publikuar nga Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar.

Pas sulmit ushtarak që Rusia i bëri Ukrainës të enjten, Mbretëria e Bashkuar ka renditur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë.

Bota #avione rus Britania