Britania e Madhe ka dhënë alarmin mbi arsenalin bërthamor të Rusisë. Ministria britanike e Mbrojtjes, ka hartuar një raport mbi të gjithë armatimin që zotëron rusi dhe po përdor në Ukrainë, me fokus sulmet që po ndodhin javët e fundit ndaj rrjetit energjitik.
Sipas raportit, Rusia njihet në letër për arsenalin e madh raketor, por në të vërtetë nuk është ashtu. Britanikët pretendojnë se ata janë në fund të arsenalit të tyre dhe kjo ka bërë me “dhimbje koke” gjeneralët.
Madje këta të fundit, kanë nisur të lëshojnë raketa, të projektura për të mbajtur koka bërthamore.
“Ata i kanë nxjerrë këto raketa, kanë hequr kokat bërthamore dhe po i lëshojnë drejtim Ukrainës me shpresën e dëmit të madh të shkaktuar vetëm përmes energjisë kinetike dhe lëndës djegëse të saj”, shkruhet në raport.
Një shembull i tillë është raketa AS-15 KENT, e cila është e programuar vetëm për të lëshuar koka bërthamore, por që është hasur shpesh gjatë sulmeve të fundit ndaj Ukrainës.
“Të dhënat tregojnë se Rusia është në përfundim të arsenalit të saj të raketave dhe tashmë po përdor edhe raketat e projektuara për mbushje bërthamore”, përfundon raporti.