Sport 3 Mars 2022, 21:19

Shkruar nga Pamfleti

Broja e “bëri të flasë me vete”, komenti i mediave angleze: Mbrojtësi i Uest Hemit nuk do të dojë të përballet kurrë me shqiptarin

Armando Broja ka qenë kryefjala e mediave britanike ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar i magjepsi të gjithë me paraqitjen e tij mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Uest Hemit. 20-vjeçari, u fut nga stoli në pjesën e dytë, teksa fitoi penallti dhe shënoi golin e tretë në triumfin 3-1 të Sauthemptonit.

Ai që e pësoi më se tepërmi nga spektakli i Brojës ishte mbrojtësi Kreig Dauson, i cili u vlerësua me notën 5 në përfundimin e sfidës. “Mbrojtësi nuk do të dojë të përballet më kurrë Armando Brojën.  Ishte hera e dytë në këtë sezon që sulmuesi bën çfarë të dojë me mbrojtësin, ndërsa i fitoi një 11-metërsh vendimtar në ato minuta”, shkruhej në koment.

Sport Armando Broja sulmuesi shqiptar