Sport30 Qershor 2022, 16:10

Broja kryefjala e merkatos në Angli, sulmuesi gjithmonë e më pranë klubit londinez, Çelsi kërkon 25 mln stërlina

Shkruar nga Pamfleti
Broja kryefjala e merkatos në Angli, sulmuesi gjithmonë e më

Broja kryefjala e merkatos në Angli, sulmuesi gjithmonë e më pranë klubit londinez, Çelsi kërkon 25 mln stërlina

Armando Broja është kryefjala e merkatos në Angli. Sipas “Sky Sports”, sulmuesi kuqezi është në listën e objektivave të trajnerit të Uest Hemit, Devid Mojes për merkaton e verës. Përparësia e klubit londinez është pikërisht blerja e një sulmuesi që siguron një kuotë të caktuar golash.

Gazetari i Sky Sports, Dharmesh Sheth, pohoi se Çelsi i ka kërkuar 25 milionë stërlina Uest Hemit për kartonin e Brojës, teksa tashmë pret një ofertë zyrtare nga “Hammers-at”, e cila do të formulohet shumë shpejt.

Javën e shkuar, “Telegraph” raportoi se Çelsi po refuzon çdo interesim të klubeve të tjera për sulmuesin shqiptar dhe nuk po nxiton ta shesë atë, por nëse zyrtarizohet blerja e brazilianit Rafinja, atëherë londinezët mund të pranojmë ofertën për 20-vjeçarin.

Sport Armando Broja Çelsi sulmuesi i kombëtares Uest Hem