Sport 8 Mars 2022, 19:48

“Broja ngjason me Levandovskin”, polakët krahasojnë xhevahirin tonë me yllin e tyre

Shkruar nga Pamfleti
“Broja ngjason me Levandovskin”, polakët krahasojnë

“Broja ngjason me Levandovskin”, polakët krahasojnë xhevahirin tonë me yllin e tyre

Jehona e Armando Brojës është e jashtëzakonshme, teksa sulmuesi shqiptar është emri i parë nga lojtarët e Kombëtares që përflitet në mediat ndërkombëtare. Këtë herë vëmendje e madhe i jepet në Poloni, nga media prestigjoze “Goal”. Kjo e fundit i ka kushtuar një shkrim të gjatë Brojës, ku nuk mungojnë komplimentet që tanimë janë të mësuar përmendësh nga tifozët shqiptarë.

Theksi vendoset në faktin sesi një lojtar i gjatë dhe me përmasat e Brojës, ka shpejtësinë e madhe dhe shkathtësinë për të lënë mbrapa kundërshtarët në Premier Ligë. Por interesante është mënyra sesi mbyllet shkrimi, teksa polakët “dorëzohen” duke e krahasuar xhevahirin tonë me idhullin e tyre, Levandovski, shkruan “Sport Ekspres”.

“Uest Hemi nuk është i vetmi klub që po vëzhgon me vëmendje veprimet e Brojës. Të gjithë situatën po e ndjekin edhe të dërguarit e Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit, duke pasur parasysh talentin e 20-vjeçarit. Madje, disa media gjermane e shohin atë si një zëvendësues ideal për Robert Levanndovskit. Na duhet të pranojmë që përmasat e Brojës i ngjajnë pak Levandovskit, por duhet të punojë ende për precizionin e lartë para porte”, shkruhet në media.

Sport Armando Broja Robert Levandovski sulmuesi i kombëtares