Sport 8 Qershor 2022, 19:59

Broja një nga çështjet më të përfolura të këtyre ditëve, zgjerohet harta e skuadrave që duan sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Broja një nga çështjet më të përfolura të

Broja një nga çështjet më të përfolura të këtyre ditëve, zgjerohet harta e skuadrave që duan sulmuesin shqiptar

Armando Broja është një nga çështjet më të përfolura të këtyre ditëve. Sumuesi shqiptar përfundoi periudhën e huazimit te Sauthemptoni dhe tashmë i është dashur të kthehet te Çelsi. 

Gjithsesi, te londinezët konkurrenca është e madhe dhe vështirë se do mund të gjejë hapësira. Në këto kushte, interesimi nga klube të ndryshme sa vjen e rritet. 

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, listës së gjatë i është shtuar edhe Uest Hemi, e cila tashmë është zyrtarisht në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit shqiptar. 

Sezonin e kaluar reparti ofensiv i Uest Hemit ka qenë mjaft produktiv, pasi në 38 ndeshje të kampionatit janë shënuar 60 gola. Afrimi i Brojës me shumë mundësi do ishte një vlerë e shtuar. 

Sport Armando Broja sulmuesi shqiptar Uest Hem