Sport19 Shkurt 2022, 18:21

Broja protagonist edhe kur nuk shënon, tifozët dhe presidenti duartrokasin sulmuesin, të mëdhatë e Premier Ligës bëjnë d

Shkruar nga Pamfleti
Broja protagonist edhe kur nuk shënon, tifozët dhe presidenti

Broja protagonist edhe kur nuk shënon, tifozët dhe presidenti duartrokasin sulmuesin, të mëdhatë e Premier Ligës bëjnë detyrën (Video)

Sapo janë mbyllur ndeshjet e pasdites të javës së 26 të Premier Ligës dhe golat, emocionet dhe spektakli, siç ndodh shpesh në Angli, nuk kanë munguar.

Armando Broja edhe kur nuk shënon është protagonist. Në ndeshjen sot ndaj ish trajnerit të tij që bëri debutimin me Çelsin, Frenk Lampard tashmë kundërshtar, sulmuesi kuqezi luajti për 85 minuta dhe sigurisht që bëri më të mirën.

Teksa dilte  nga loja, të gjithë u ngritën në këmbë, përfshirë këtu edhe presidentin serb të klubit.

Që në minutën e gjashtë, bomberi kuqezi kishte një rast të artë ku nga krahët, pasi shmangu mbrojtësin, goditi, por topi u devijua edhe pse mund të kishte pasuar.

Gjithsesi, 20-vjeçari shqiptar vrapoi gjatë gjithë kohës dhe në pjesën e dytë, në minutën e 63 kishte një tjetër rast të artë që nuk e shfrytëzoi.

Ndërkohë që skuadra udhëhiqte 1-0, në minutën e 85, trajneri e largoi pas shumë energjive të shpenzuara e më pas Ssuthemptonj shënoi edhe golin e dytë, duke marrë një sukses tepër të rëndësishëm në Premier Ligë.

Liveruli ka marrë një fitore 3-1 me përmbysje ndaj Noruiçit dhe ka shkuar gjashtë pikë larg Sitit kryesues. Rashica frikësoi Të Kuqtë në minutën e 48, por Mane, Salah dhe blerja e re Diaz përmbysën gjithçka në minuta 64′ 67 dhe 81.

Fitore e vuajtur dhe e rëndësishme edhe për Çelsin. Blutë, në fakt, arritën të merrnin tri pikët në fushën e Kristal Palas falë një goli të Zajek në minutën e 89.

Tri pikë edhe për Arsenalin, që mundi me rezultatin 2-1 Brentofrdin në shtëpi falë golave të Smith Rov (48′) dhe Saka (79′) dhe është ngjitur vetëm 1 pikë larg zonës Champions me dy ndeshje për të rikuperuar.

Sport Arsenal Çelsi Liverpul Premier Liga Sauthempton