Sport31 Mars 2022, 16:56

Broja thyen një tjetër rekord, vlera e kartonit në “Transfermarkt” arrin shifrën e frikshme

Shkruar nga Pamfleti
Broja thyen një tjetër rekord, vlera e kartonit në

Broja thyen një tjetër rekord, vlera e kartonit në “Transfermarkt” arrin shifrën e frikshme

Armando Broja zhvilloi një paraqitje të mirë në miqësoren ndaj Spanjës, ndërsa në atë me Gjeorgjinë ishte disi në hije për atë pjesë loje që u aktivizua.

Por jo vetëm këto paraqitje, por ecuria e shkëlqyer me Sauthemptonin në Premier Ligë, si dhe golat e rëndësishëm të shënuar nga sulmuesi, e kanë çuar vlerën e tij dyfish.

Sipas faqes së njohur “Transfermarkt”, vetëm para pak ditësh kartoni i 20- vjeçarit kushtonte 9 milion euro, ndërsa tani vlera e Armando Brojës ka shkuar në 18 milion dhe së shpejti pritet që kjo vlerë të rritet edhe më shumë, edhe pse klubi i Çelsit që ka në pronësi sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk do të mjaftohet me këtë shifër.

Sport Armando Broja sulmuesi shqiptar