
Brozha apo Broja, sulmuesi i kombëtares u jep leksion anglezëve si duhet të shqiptohet emri i tij (Video)
Armando Broja po kalon një moment fantastik te skuadra e Sauthemptonit duke u shndërruar në një lider të klubi i “shenjtorëve”. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist me golat dhe performancën e tij, duke fituar zemrën e tifozëve të Sauthemptonit.
Ndërkohë së fundmi nuk kanë munguar kuriozitetet në lidhje me shqiptimin e emrit dhe mbiemrit të tij, pasi të shumtë kanë qenë tifozët anglezë që kanë ngritur dyshime, nëse mbiemri i shqiptarit duhej shqiptuar Broja apo Brozha. Talenti kuqezi, ka qartësuar gjithçka duke deklaruar se shqiptimi i emrit të tij është Armando Broja. Për më tepër shikoni videon e prononcimit të Brojës:
Video: Southampton striker Armando Broja on how his name should be pronounced #saintsfc [via @paulbelvers] pic.twitter.com/FyBypgvQW0
— SaintsExtra (@SaintsExtra) March 1, 2022