Aktualitet28 Gusht 2018, 16:51

Brryla në moçalin mediatik, “plas” në Klan. Gjebrea “thikë pas shpine” Mamaqit

Shkruar nga Pamfleti

Për median nuk ka pushim ndonjëherë, por sezoni i ri mediatik duket se do të nisë ethshëm. Merkatoja deri më tani në pamje të parë duket se i ka “buzëqeshur” televizionit “Klan”, i cili ka tërhequr drejt vetes emrat më në zë të momentit.

Por në xhunglën mediatike konkurrenca është e ashpër dhe tashmë me blerjet e reja dhe një stafi të stërfryrë kanë filluar të tronditen ethshëm pozitat e emrave që korrën sukses sezonin që lamë pas.

I rrezikuari duket se është Ermal Mamaqi, i cili ka nxitur turbullira me anë të një fotomontazhi të publikuar në rrjetet sociale. Në montazh personazhi i njohur në emisionin e Arian Çanit si i “varfri më i famshëm”, Ard Daullxhiu, shfaqet duke dhënë edicionin kryesor të lajmeve në TV Klan.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Tashmë është konfirmuar se ish bashkëpunëtori dhe miku i tij Julian Deda do të ketë hapësirën e tij në këtë TV, i cili me sa duket do ta spostojë Mamaqin. Po ashtu në këtë televizion kërkojnë sekondat e arta edhe shumë ish-kolegë të tjerë të “Portokallisë” si Bes Kallaku dhe “Duçka”, ndaj Mamaqi realisht duket se është zënë ngushtë.

Por si në moçalin politik, edhe në atë mediatik kulisat bëjnë të tyren. Duket se thika pas shpine Mamaqit po i ngulet nga njëri prej të përkëdhelurve të pronarit të Klan, Ardit Gjebrea. Gojët flasin se Gjebra ka marrë nën mburojën e emisionit të tij të së dielës Bes Sallakun dhe Duçkën.

E gjithë kjo lojë duket se ka lënë shije të hidhur tek Mamaqi, i cili ka dhënë sinjalin e parë të zemërimit, pas spostimit në ditë dhe orar të emisionit të tij  “Xing me Ermalin” .

Por, sa do i mbijetojë luftës së ashpër që ka nisur korridoreve të televizionit mbetet për t’u parë.

 

 

 

Kryesore “plas” në Klan. Gjebrea “thikë pas shpine” Mamaqit Brryla në moçalin mediatik