
Brukseli për negociatat: Është shqetësuese bojkotimi i Parlamentit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Bashkimin Europian, përveç kritikave për qeverisjen, i ka tërhequr veshin edhe opozitës.
Brukseli e sheh shqetësues faktin e bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës.
“Këshilli vë në dukje me shqetësim tendencat për të bojkotuar Parlamentin.
Sigurimi i dialogut gjithëpërfshirës politik, sidomos brenda parlamenteve, dhe një rol më i fortë për shoqërinë civile, mbeten elemente thelbësore të një demokracie mirëfunksionuese.
Keshilli nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje me standardet e OSBE-së”, thuhet në dokumentin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në BE./Tema