Bota 8 Korrik 2018, 10:35

”Brukseli, tigër pa dhëmbë”, deklarata e fortë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi

Shkruar nga Pamfleti
”Brukseli, tigër pa dhëmbë”, deklarata e fortë e

''Brukseli, tigër pa dhëmbë'', deklarata e fortë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi

Milovan Drecun, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi është shprehur se Brukseli është një tigër pa dhëmbë. Ai thotë se BE nuk po reagon për moszbatimin e marrëveshjes së Asosacionit.

“Brukseli reagon si një tigër pa dhmëbë. Ata nuk kritikojnë dhe nuk reagojnë. Prishtina vazhdimisht njofton se janë të gatshëm të flasin për zgjidhjen përfundimtare, por ata më shumë përqendrohen në formimin e Ushtrisë”, deklaroi Drecun.

Ndër të tjera ai thotë se Kosova po tenton të përfitojë kohë në marrëveshjen për bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

“Ata po presin zgjidhjen përfundimtare, dhe nëpërmjet kësaj të pranohet pavarësia. Ata tregojnë se të gjitha këto po vonojnë zbatimin e Asociacionit”, deklaroi Milovan Drecun.

Drecun vlerëson se në fazën finale të dialogut ka presione të shumta nga Amerika.

“Natyrisht ne po hjmë në fazën finale për një marrëveshje. Ka presion të madh nga Amerika, por kur kërkoni një ide për marrëveshje, ata nuk dijnë ta shpjegojnë”, deklaroi Milovan Drecun.

Ndryshe afati i fundit nga BE-ja për Kosovën për ta paraqitur statutin e Asociacionit është 4 gushti.

Rajoni Brukseli kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi Milovan Drecun Serbia