Sport22 Shtator 2019, 15:56

Budallai s’ka brirë, Idrizi shkatërron përfundimisht futbollin në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Budallai s’ka brirë, Idrizi shkatërron përfundimisht

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, e ka mbyllur me dëshirën e tij stadiumin për ndeshjen ndaj Laçit. Situata ka degraduar krejtësisht në Vlorë me zyrtarin më të lartë që nuk ka siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes me stjuartë dhe në kushte të tilla ka vendosur të mos rrezikojë duke mos lejuar tifozët të shohin ndeshjen.

“Kam marrë vendim të mbyll stadiumin sepse ka shkurret rreth stadiumit dhe kam mbyllur stadiumin sepse duhen stjuartët dhe rrezikonim licencimin. Policia nuk pranoi të vinte sepse nuk kishim stjuartë dhe vendosa ta mbyll”.

Ai më pas ka folur dhe në lidhje me investimet në sport dhe te Flamurtari. “Para se të themi se për çfarë luhet futbolli në Vlorë, duhet të themi pse luhet në Shqipëri. Nëse shihet se në stadiumet shqiptare nuk ka shkurre, atëherë po por ka probleme në të gjitha stadiumet.

“Policia nuk e ka marrë përsipër ndeshjen sepse nuk ka banjo dhe kushte, por këtu ka kudo probleme. Ka ardhur sot edhe bashkia por nuk kanë pranuar dhe e mbyllëm me kaq. Nuk jam ekspert orakulli për të ditur se ku shkon Flamurtari. Unë do të bëj punën që më takon mua. Bashkia e Vlorës është 0%. Kurrë nuk kam qenë shoqatë pa bilance por kam kërkuar të ndërtoj ekonomi në futboll. Bashkia ose duhet të jetë posedues ose ta privatizojë”, tha Idrizi.

Sport Flamurtari Sinan Idrizi