Ilda Bejleri, një bukuroshe e pashoq, pas shumë problemeve që pati me moderatorin e sportit Shakohoxhën, së fundi përpiqet të moderojë “Proçesin Sportiv” në Top Channel.
Duket se politika nuk është fusha ku Ilda spikat, pasi ka ngatërruar kreun e PD Lulzim Basha me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi….ose ‘gjuha vete ku dhemb dhëmbi’ (gjithsesi kjo është vetëm një hipotezë).
Teksa i drejton një pyetje fotografit Armand Sallabanda, se kë do të zgjidhte nga Parlamenti, për të bërë disa fotografi, ky i fundit zgjodhi Gramoz Ruçin. Këtu doli edhe gafa nga ana e Ilda Bejlerit.
“Mashkull do të zgjidhja kryetarin e Kuvendit, sepse ka karakteristika tipike shqiptare”, tha fotografi. Ndërkohë Ilda ndërhyri duke thënë “aaa Basha”, dhe ktheu sytë nga Ervin Salianji, i cili ishte po ashtu i ftuar në emision.
Fotografi Sallabanda ndërhyri duke saktësuar: “Jo jo, kryetarin e Kuvendit”.
Mesa duket Ilda Bejlerit ose i duken të gjithë njësoj, ose shpreh simpatitë e veta, pa dëgjuar se ç’thotë ai që ka në studio.
Po ç’rëndësi ka kjo? Ilda në fund të fundit është shumë e bukur!