alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Bullgari, bie qeveria e kryeministrit Kiril Petkov! Çfarë do të ndodhë me veton për Maqedoninë e Veriut?

22/06/2022, 18:26
ne Bota, Kryesore, Rajoni
A A
Bullgari, bie qeveria e kryeministrit Kiril Petkov

Bullgari, bie qeveria e kryeministrit Kiril Petkov

Rrëzohet qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari.


-Lexo edhe:

Erdogan “i hapi dyert” zgjerimit të NATO-s, çfarë përmban memorandumi i nënshkruar pas 4 orë bisedimesh

“Duhen lëvizur çantat”/ Qeni agjent i policisë zbulon 5 milionë euro të fshehura në vilën luksoze në Itali

Gjashtë ditë pas goditjes së fortë që mori me shkarkimin e kreut të Parlamentit Nikola Minchev, Petkov nuk ka mundur t’i mbijetojë dot mocionit të opozitës, pas mosmarrëveshjeve mbi shpenzimet buxhetore dhe qendrimin për VETO-n ndaj Maqedonisë së Veriut.

Me 123 vota pro, 116 kundër – 5 vota më pak se sa numri i nevojshëm për tejkalimin e mosbesimit – dhe asnjë absenim, Parlamenti bullgar votoi për rrëzimin e shefit të ekzekutivit, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur 24 orë pas debatit të fortë në Asamblenë Kombëtare.

Tashmë partia e Petkov-it ka një mundësi të dytë që të propozojë një qeveri në parlament. Nëse kjo përpjekje dështon, atëherë mbeten edhe dy përpjekje nga dy partitë e tjera përpara se presidenti të caktojë një drejtues të kabinetit dhe të njoftojë zgjedhjet e parakohshme.

Në foto: Rezultatet e votimit të mocionit të mosbesimit për Petkov.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Por si mbërritëm tek mocioni i mosbesimit?

Qeveria e Petkov u rrëzua ndërsa u përpoq të thyente një bllokim në bisedimet e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Partia ITN – dikur aleate e Petkov – iu bashkua partive opozitare për të “vulosur” rënien e qeverisë dhe dërguar kështu shtetin anëtar të bllokut evropian, drejt një të ardhmeje politike të pasigurt përballë luftës në Ukrainë dhe normave të larta të inflacionit.

Gjatë fjalës së mbajtur menjëherë pas shpalljes së rezultateve, kryeministri bullgar la të kuptohet se rusët kishin gisht në rrëzimin e qeverisë, ndërsa fjalimi i tij u prit me ovacione në Parlament.

“Ishte një nder për mua të drejtoja një qeveri që u rrëzua nga z. Peeski, z. Borisov, z. Trifonov dhe ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova. E bëj të qartë se ky votim është vetëm një hap i vogël në një rrugë shumë të gjatë. (…) Ne premtojmë se do të vazhdojmë ta rifitojmë vendin tonë në këtë betejë dhe një ditë do të kemi një vend pa prapaskenë, pa mafi, një shtet normal evropian”, tha Petkov.

Në foto: Pamje nga seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Petkov

Vlen të theksohet se, kjo është qeveria e parë në historinë moderne të Bullgarisë që rrëzohet nga një votë mosbesimi. Situata për rrëzimin e Petkov nga pushteti precipitoi të mërkurën pasi Slavi Trifonov tërhoqi partinë e tij nga koalicioni i brishtë prej 4 partish. Trifonov është shprehur se ka mosmarrëveshje rreth buxhetit dhe e akuzon Petkov-in se u tregua “i butë” duke lejuar Maqedoninë e Veriut të hapë bisedimet e anëtarësimit në BE.

Kiril Petkov erdhi në pushtet vetëm gjashtë muaj më parë, me zotimin se do të luftojë korrupsionin. Në një periudhë të shkurtër udhëheqjeje, ai e shtyu Sofjen drejt ruajtjes së një linje të pazakontë kundër Rusisë, që nga nisja e pushtimit në Ukrainë.

Mirëpo, çfarë do të ndodhë me veton për Maqedoninë e Veriut?

Ditën e sotme u premtua për heqje të vetos së RMV-së nga Bullgaria. Vendimi i qeverisë mori edhe mbështetjen e opozitës bullgare, duke rritur shpresat për zhbllokimin e mundshëm të nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në BE, mes Brukselit dhe Tiranës e Shkupit.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, kreu i qeverisë Edi Rama, homologu i tij maqedonas Dimitar Kovaçevski, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, konfirmuan pas disa hezitimeve pjesëmarrjen në takimin e nesërm me krerët e vendeve të BE-së, i cili i paraprinë mbledhjes së Këshillit Evropian dhe pritet të diskutohet edhe për negociatat.

Sidoqoftë, me kthesën që mori situata mbetet e paqartë rruga e integrimit të Shqipërisë dhe RMV-së në BE.

Në foto: Pamje nga seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Petkov

E ardhmja e Bullgarisë

Kiril Petkov, një 42-vjeçar i diplomuar në Harvard, ka mbajtur një pozicion të fortë pro-evropian dhe pro-NATO-s, çka ishte e pazakontë për një vend me një qëndrim tradicionalisht miqësor ndaj Rusisë. Madje shkarkoi edhe ministrin e mbrojtjes në shkurt sepse refuzoi ta quante “luftë” pushtimin rus të Ukrainës, mbështeti sanksionet e BE-së kundër Moskës, si dhe ra dakord të riparonte makinerinë e rëndë ushtarake të Ukrainës, duke ndaluar dërgimin e armëve në Kiev.

Bullgaria ishte ndër vendet e para që iu ndërpre gazi nga Rusia, ndërsa Petkov u përpoq të diversifikonte furnizimet me energji nga Moska, si shenjë solidarizimi me Kievin pas sulmeve ruse në Ukrainë.

Rënia e qeverisë së tij pritet të vonojë planet e zgjerimit të BE-së në Ballkan dhe mund të pengojë Bullgarinë, e perceptuar si anëtari më i korruptuar i bllokut, nga adoptimi i euros në fillim të vitit 2024. Po ashtu, rrezikon të vonojë transferimin e deri në 6.3 miliardë euro (6.6 miliardë dollarë) për financimin e BE-së, sipas planit të bllokut për të ndihmuar vendet të rikuperohen nga kriza e Covid-19.

Një votim i hershëm kombëtar mund të shtojë mbështetjen për forcat pro-ruse në një vend me lidhje tradicionalisht të forta me Rusinë. Sondazhet tregojnë se mund të dyfishojë mbështetjen për nacionalistët anti-BE që janë aktualisht në parlament dhe një parti e re konservatore, e udhëhequr nga ish-ministri i mbrojtjes i Petkov, mund të hyjë gjithashtu në parlament./ Pamfleti

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Erdogan “i hapi dyert” zgjerimit të NATO-s, çfarë përmban memorandumi i nënshkruar pas 4 orë bisedimesh

29/06/2022, 13:51
Bota

“Duhen lëvizur çantat”/ Qeni agjent i policisë zbulon 5 milionë euro të fshehura në vilën luksoze në Itali

29/06/2022, 13:38
Aktualitet

Tjetërsimi i godinës në mes të Tiranës, nëna çoi në polici 2 djemtë; si i ndihmuan 7 zyrtarët e Kadastrës vëllezërit në mashtrim

29/06/2022, 13:16
Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!
Kryesore

Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

29/06/2022, 11:54
Bota

NATO i frikësohet Kinës, tre vendet e fuqishme në Azi dhe Paqësor marrin pjesë në Samitin e Madridit

29/06/2022, 11:28
Biden takon Stoltenberg para samitit: NATO është gati në të gjitha drejtimet, në det dhe në ajër
Bota

Biden takon Stoltenberg para samitit: NATO është gati në të gjitha drejtimet, në det dhe në ajër

29/06/2022, 10:58
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Qeveria merr vendimin, nga 1 korriku rriten me 30 për qind pagat për të gjithë ushtarakët

“Ende i uritur”, prezantim unik për Princin, video speciale pas firmës me Hertën e Berlinit (Video)

“Ende i uritur”, prezantim unik për Princin, video speciale pas firmës me Hertën e Berlinit (Video)

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

E lajmëruan me SMS për tritolin, zbardhen detajet nga shpërthimi i “Range Rover-it” të drejtoreshës në Shkodër

29/06/2022, 14:27

Delegacioni shtetëror italian viziton Kosovën

29/06/2022, 14:14

“Rrugorja” fut në kurth shoferët, gjoba nga rrengu i korsisë së djathtë që po rrjep qytetarët

29/06/2022, 14:08

Erdogan “i hapi dyert” zgjerimit të NATO-s, çfarë përmban memorandumi i nënshkruar pas 4 orë bisedimesh

29/06/2022, 13:51
“S’duan që Meksika të përsëritet në Ballkan,” Karamuço: Prezenca e DEA-s në Shqipëri ka shqetësuar shumë njerëz

“S’duan që Meksika të përsëritet në Ballkan,” Karamuço: Prezenca e DEA-s në Shqipëri ka shqetësuar shumë njerëz

29/06/2022, 13:43

“Duhen lëvizur çantat”/ Qeni agjent i policisë zbulon 5 milionë euro të fshehura në vilën luksoze në Itali

29/06/2022, 13:38

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In