Politike24 Qershor 2022, 14:13

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon Rama dhe Meta: BE-ja të veprojë shpejt tani!

Shkruar nga Pamfleti
Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon Rama dhe Meta:

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Merta kanë reaguar pas votimit në Parlamentin bullgar ndaj propozimit francez, vendim që i hapi rrugën heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Ndërsa presidenti Meta shkruan:

“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.

Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende.”

Politike