Aktualitet28 Maj 2022, 19:26

Bullgaria po kërkon konsensus të gjerë për temën Maqedonia e Veriut

Shkruar nga Pamfleti

Bullgaria po kërkon konsensus të gjerë për temën Maqedonia e Veriut

Sofje, 28 maj  – Shefja e kabinetit politik të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, Lena Borisllavova pas Këshillit të mbrëmshëm të jashtëzakonshëm të koalicionit, ku debatohej për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, njoftoi se pjesëmarrësit janë pajtuar se për Bullgarinë më me rëndësi është të ketë konsensus të gjerë për këtë çështje, për të cilin shkak është konfirmuar qëndrimi i tërë koalicionit qeveritar se kjo temë detyrimisht duhet të kalojë në Kuvendin popullor.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Borisllavovas, diplomatët në MPJ-në bullgare do të vazhdojnë aktivisht tre punojnë dhe të tentojnë ta mbrojnë interesin bullgar.

Takimi në ndërtesën e Qeverisë bullgare u mbajt pas kërkesës së dërguar të kryeministrit Kiril Petkov deri te presidenti Rumen Radev që ta konvokojë Komisionin këshillëdhënës për siguri kombëtare për situatën e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Borisllavova tha se koalicioni në pushtet në Bullgari ka pasur dialog konstruktiv në këtë temë, e cila është tejet e rëndësishme për shoqërinë bullgare.

E pyetur nëse Radev dhe Petkov kanë biseduar për Maqedoninë e Veriut, ajo tha se “bisedë e tillë nuk është mbajtur, por të dy janë në kontakt” dhe shtoi se “Qeveria dhe kabineti nuk do të jenë ata që do ta tradhëtojnë interesin kombëtar bullgar”.

Për atë se kur do të mund Parlamenti të debatojë për Maqeodninë e Veriut, Borisllavova tha se “kur të ketë vendim dhe raport nga MPJ, e cila raporton për përparimin e pozitës bullgare, atëherë do të parashtrohet propozim deri te Kuvendi popullor, ndërsa në këtë fazë ende nuk ka arritur aty”.

Shkupi #maqedoniaeveriut Bullgaria Shkupi Sofje