
Bulqizë, qëllohet me armë zjarri një person, shpallet në kërkim 28-vjeçari
Një 28-vjeçar është shapllur në kërkim, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M.Xh.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se nga e shtëna me armë nuk ka patur të lënduar.
Njoftimi i policisë Bulqizë:
Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim policor shtetasin A.T, 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M.Xh.
Nga e shtëna me armë nuk ka patur njeri të lënduar.
Vijon puna për kapjen e tij, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.