Aktualitet24 Prill 2019, 15:04

Bulqizë/ Shpërthen gazi në minierë, një i vdekur dhe një i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Bulqizë/ Shpërthen gazi në minierë, një i vdekur dhe

Bulqizë/ Shpërthen gazi në minierë, një i vdekur dhe një i plagosur

Ka humbur jetën në minierën e Bulqizës një 50-vjeçar si shkak i shpërthimit të gazit.

Si pasojë e shpërthimit të gazit, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Është mësuar se viktima është Fadil Stojku, 50 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Lejtim Ramçi.

Aksidenti ka ndodhur në një minierë të kromit në fshatin Tërnovë të Bulqizës. Shaku i vdekjes së 50-vjeçarit, dyshohet të jenë bërë lëndët helmuese pas shpërthimit të gazit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Ekspertët e Inspektoriatit të Punës dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Aktualitet Bulqizë miniere Shperthim