Politike11 Shkurt 2023, 12:38

· Politike

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës kundër kryeministrit Edi Rama ka nisur pak minuta më parë. Qytetarët kanë zgjedhur disa pankarta për të përcjellë mesazhin e tyre kundër kryeministrit duke përdorur edhe spektaklin “Big Brother VIP2”, por ka pasur edhe përfaqësues të kauzës së Teatrit Kombëtar.

Në duart e protestuesve ka pankarta me mbishkrimin “Yje jeni gati për Burg Brother”, “Zarf i zi për Ramën”, “Tigri Tigri po, pastruesja bëri kërdinë” DHE “Pluralizmit i dalim Zot”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Me moton ‘Shqipërisë i dalim zot’ dhe thirrjet ‘Rama ik’ me synimin për të larguar kryeministrin Edi Rama duke kërkuar dorëheqjen e tij, opozita ka thirrur një protestë, e cila po mbahet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë. Sali Berisha, bashkë me aleatin e tij Ilir Meta, njoftuan këtë protestë pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, në aktakuzën e të cilit përmendet edhe kryeministri Edi Rama. Opozita e ka akuzuar kryeministrin Rama se ka paguar McGonigal për të shkatërruar PD.


smile

Politike protesta e berishes