Aktualitet18 Shtator 2018, 14:02

Burg, peshq të mëdhenj e dekriminalizim. Çfarë la pas Donald Lu, mesazhi i fundit i ambasadorit teksa ndodhet me makinë në

Shkruar nga Pamfleti

Burg, peshq të mëdhenj e dekriminalizim. Çfarë la pas Donald Lu, mesazhi i fundit i ambasadorit teksa ndodhet me makinë në kryqëzim

Ambasada amerikane në Tiranë i ka dhënë lamtumirën e fundit kryediplomatit Donald Lu, i cili mbaroi mandatin në vendin tonë dhe tashmë do të nisë misionin e ri në Kirgistan.

Përmes një postimi tejet domethënës në ‘Facebook’, ambasada i uron ambasadorit Lu rrugë të mbarë, bashkangjitur një kartoline që shpreh realitetin politik në Shqipëri, që po lë pas Donald Lu.

Sikundër mund ta shihni, makina e tij është në kryqëzim, teksa ka në krah Reformën në Drejtësi, si rruga drejt BE. Ndërkohë që pas ka lënë dekriminalizimin, zgjedhjet, burgun dhe shumë peshq të medhenj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet “Peshqit e mëdhenj” dekriminalizimi Donald Lu Reforma në Drejtësi