Kronike30 Dhjetor 2022, 09:08

Burgu i ‘mallkuar’/ 20 vjeçari shqiptar i jep fund jetës në qeli, vdekja e gjashtë brenda vitit

Shkruar nga Pamfleti
Burgu i ‘mallkuar’/ 20 vjeçari shqiptar i jep fund jetës

Burgu i ‘mallkuar’/ 20 vjeçari shqiptar i jep fund jetës në qeli, vdekja e gjashtë brenda vitit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një burgu në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës.

Mësohet se viktima është Aldo Latifaj, i cili ishte arrestuar për dëmtim të pronës private. Ai kishte mbetur i vetëm në qeli, pasi të burgosurit e tjerë ishin larguar, duke përdorur lejen sociale.

Latifaj ka përdorur çarçafin e shtratit të tij si armën e vrasjes, teksa e ka kaluar rreth qafës, duke e shtrënguar, deri sa ka mbetur pa ndjenja. Policët e gjetën të shtrirë pa ndjenja rreth orës 20:00, mbrëmjen e djeshme, dhe menjëherë e nisën për në spital, ku mbërriti me shenja jete.

Megjithatë, mjekët nuk arritën që ta mbajnë në jetë të riun. Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e këtij akti të rëndë, pasi Latifaj nuk rrezikonte një dënim të rëndë dhe nuk pritej të kalonte shumë kohë në burg.

Sipas informacioneve nga policia vendase, kjo është vdekja e gjashtë brenda këtij viti në burgun e Pavias që ndërmerren akte ekstreme.

Në pak më shumë se një muaj, midis fundit të tetorit dhe fillimit të dhjetorit, tre të burgosur të tjerë kryen vetëvrasje në Torre del Gallo.

Kronike #burgu ne Itali #Torre del Gallo 20-vjeçari shqiptar Vetvrasje