Politike27 Janar 2023, 08:55

Bushati përplaset me deputetin e PS-së: Ata që rekrutohen me para nuk janë miq

Shkruar nga Pamfleti

Analisti Andi Bushati ka debatuar me deputetin e Partisë Socialiste, Toni Gogu në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në emisionin “Now’, Bushati iu drejtua Gogut duke i thënë se ata që rekrutohen me para, nuk janë miq.

Debati:


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Toni Gogu: Ne nuk pranojmë të besojmë që zotëria thotë që e kam pasur mik, e kam mik, do ta kem mik. Jam ulur me të, kam udhëtuar me të, kam biseduar me të. Një sërë gjërash.

Andi Bushati: Unë kod tjetër nga miqtë që rekrutohet me para. Ata që rekrutohen me para nuk janë miq.

Toni Gogu: Ku e ke që po rekrutohet për para? Do ishte akuzuar për korrupsion.

Andi Bushati: Sesi akuzojnë ata, ju e dini më mirë sesi funksionon drejtësia.

 

Kryeministri Edi Rama vijon të justifikohet sa i takon skandalit me zyrtarin e FBI të arrestuar në SHBA. Në dosje del qartë se ai ka marrë para për të ndërhyrë në punët e qeverisë dhe ka pasur shumë biseda të dyshimta me kryeministrin shqiptar.

Së fundi kanë dalë në dritë edhe fakte se si qeveria ka shpërblyer bashkëpunëtorët e McGonigal. Por Rama në reagimin e tij shprehet se nuk ka lidhje me këtë punë dhe këmbëngul se është i “pastër si kristali”. Ndonëse e gjithë bota zien për këtë skandal. Madje ai shkon deri aty sa thotë se 225 mijë dollarët që Agron Neza i dha McGonigal kanë qenë para borxh.

Politike Bushati Toni Gogu