
Butrinti braktis Kupën e Shqipërisë, skuadra e Kategorisë së Dytë: Është larg, nuk përballojmë dot kostot financiare
Dinamo mund të jetë skuadra e parë e kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, madje edhe pa luajtur fare ndeshjen e dytë.
Pikërisht sot ishte parashikuar që të luanin me Butrintin, por ndeshja nuk u zhvillua.
Sarandiotët vendosën të mos udhëtonin në Tiranë dhe rrjedhimisht, blutë do të marrin fitoren 3-0 në tavolinë (kujtojmë që ndeshja e parë doli 0-1, me gol të Diogo da Silvës).
Pas ndeshjes me Labërinë në kampionat, Butrintit i janë dëmtuar dy lojtarë, çka ka i detyruar që të mos udhëtojë fare. Të pyetur nga “Panorama Sport”, drejtuesit e klubit shprehen se shkak për këtë vendim janë edhe kostot financiare.
Vetë trajneri Odisea Çipa në lidhje me këtë thotë:
“Mungesa e disa lojtarëve dhe largësia nga Saranda në Tiranë, bënë që të mos udhëtojmë për këtë ndeshje.