Kulture11 Maj 2022, 22:53

"Butrinti"/ Justifikohet Margariti: Menaxhimi, jo me konçension! Shteti është palë

Shkruar nga Pamfleti
"Butrinti"/ Justifikohet Margariti: Menaxhimi, jo me

"Butrinti"/ Justifikohet Margariti: Menaxhimi, jo me konçension! Shteti është palë

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar se menaxhimi i parkut të Butrintit nuk do të jetë një formë konçensioni.

Për “Opinion”, Margariti pohoi se shteti shqiptar është palë në këtë menaxhim dhe se Ministria e Kulturës është anëtare e bordit.

“Absolutisht nuk është asnjë formë konçensioni. Shteti shqiptar është palë në krijimin e një fondacioni bashkë me partnerin që është Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Ligji për trashëgiminë i njeh të drejtët shtetit për të menaxhuar sitet e veta nëpërmjet një orgnizate dhe është një OJF.

Të dy partnerët vendosin fondet e tyre. Butrinti ka një fond të akumuluar prej gati 10 vjetësh, 2.1 milionë dollarë. Ndërkohë partneri vendos pak më shumë se 5 milionë dhe këto arrijnë të çojnë përpara një plan biznesi për 10 vjet”, tha Margariti.

Kulture Butrinti Margariti