Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në senacën parlamentare, ku po diskutohet buxheti i vitit 2022, i kërkoi moazhorancës që të pranojë propozimin e PD për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20-6%.
Tabaku u shpreh se nga kjo masë do të përfitonin 659 mijë individë, ndërkohë që u ndal dhe tek protesta e fermerëve jashtë Kuvendit, për të cilët tha se nuk u janë dëgjuar kurë propozimet.
“Të nderuar fermerë që keni protestuar me dinjitet, megjithëse sillni propozime kurrë nuk jeni dëgjuar. Unë pas 9 vitesh në këtë parlament e kam të vështirë të ndaj situatën ireale të qeverisë dhe atë që po ndodh sot jashtë. Unë jam këtu për të propozuar një amendament për TVSH-në.
120 amendamente ka prezantuar PD në 9 vite. Unë nuk besoj se situata mund të korrigjohet, por duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të shportës, PD gjykoi propozimin për uljen e TVSH-së nga 20 në 6%. PD kërkoi dy muaj më parë interpelancë. Ka një tendencë për rritje çmimesh edhe produktet e tjera, jo vetëm të shportës. Masa për TVSH-në do të kishte ndikim te 659 individë” tha Tabaku.