Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca kanë prezantuar sot buxhetin e vitit 2022 për sektorin e peshkimit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky sektor është zhvilluar dhe se paga më e ulët që ofrohet është 800 mijë lekë. Sipas tij, për shkak të pagave që ofron shtetas turq e egjiptianë kërkojnë të punësohen në vendin tonë, në këtë sektor.
Ai shtoi se eksporti i produkteve shqiptare të peshkimit është rritur me 239%.
“Sot ju jeni bërë faktor në tregun më të vështirë të gjithë kontinentit që janë vendet nordike, ju jeni prezent. Sot vetëm këtë vit, presim që të mbyllet me 32+ subjekte të licencuara. Po të shikojmë e kemi rritur eksportin me 239%. Po ju them të gjithë atyre që e shohin Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 800 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipt të për të punuar këtu. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu.
Që anijet tona të dalin në det të hapur dhe të shkojnë në Senegal dhe në Ganë, kanë nevojë për fuqi më të madhe. Unë ju garantoj që në katër vite do financojmë, gjithnjë e më fuqishëm flotën. Kush do që të punojë ka të gjithë respektin dhe mbështetjen tonë”, tha Rama.” u shpreh kryeministri.