Aktualitet29 Prill 2019, 21:47

Buzhala sulmon Thaçin dhe Haxhiun: Të papërgjegjshëm, minuan samitin

Shkruar nga Pamfleti
Buzhala sulmon Thaçin dhe Haxhiun: Të papërgjegjshëm,

Berat Buzhala deklaroi nga Berlini pnë Samitin e Ballkanit Perëndimor çështja e rishikimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur përfundimisht. Sipas Buzhalës, ky ka qenë qëllimi parësor i Hashim Thaçi, i cili  ka dashur të minimizojë fuqinë e këtij samiti dhe peshën e Gjermaninë.

“Thaçi nuk ka mandat për të folur për ndarjen e Kushtetutës. Ka shkelur Kushtetutën dhe bën me kokën e vet. Nëse Presidenti jep deklarata të shthurura në harkun e 8 muajve, ne si gazetarë duhet të flasim. Është i papërgjegjshëm dhe ka gënjyer në shumë raste gjatë javëve të fundit”, deklaroi Buzhala.

Gjithashtu, Buzhala ka sulmuar fort Baton Haxhiun, i cili deklaroi pak ditë më parë se Gjermania ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Sipas Buzhalës, një deklaratë e tillë është e dëmshme për Kosovën.

Aktualitet