Sport16 Prill 2022, 18:07

Bylisi siguron biletën për në Superiore, statistika mbresëlënëse për ballshiotët, zhgënjejnë Korabi dhe Erzeni

Shkruar nga Pamfleti
Bylisi siguron biletën për në Superiore, statistika

Bylisi siguron biletën për në Superiore, statistika mbresëlënëse për ballshiotët, zhgënjejnë Korabi dhe Erzeni

Kategoria e Parë zhvilloi ditën e sotme ndeshjet e javës së 27 të saj, ku kjo javë i ka buzëqeshur skuadrës së Bylisit, e cila mori fitoren 2-0 ndaj skuadrës së Tërbunit. Një fitore kjo për ballshiotët të cilët ngjiten tashmë zyrtarisht në Superiore. 

Mallakastriotët arritën të përfitonin nga një kampionat me oshilacione nga ndjekësit dhe tashmë e kanë realizuar objektivin. 20 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje me një golavarazh 43 gola të shënuar dhe 12 të pësuar, i japin ballshiotëve komoditetin për t’i luajtur me prestigj ndeshjet e mbetura.  

Erzeni u surprizua nga Lushnja, e cila fitoi minimalisht 1-0. Korabi u ndal në barazim nga Apolonia dhe diferenca mes tyre mbetet e njëjtë. 

Pogradeci është skuadra e cila mori një fitore tenistike përballë Shkumbinit, pasi triumfoi 6-0, ndërsa Turbina fitoi me Maliqin 1-0. 

Po ashtu fitore mori edhe Tomori që mposhti 3-2 Besëlidhjen, ndërsa Burreli fitoi 1-0 me Vorën, ndërkohë në barazim u ndal Butrinti me Besën. 

Rezultatet e Kategorisë së Parë:

Korabi-Apolonia 0-0  

Pogradeci-Shkumbini 6-0 

Turbina-Maliqi 1-0 

Bylis-Tërbuni 2-0  

Besëlidhja-Tomori 2-3 

Besa-Butrinti 1-1 

Burreli-Vora 1-0  

Lushnja-Erzeni 1-0  

Sport Bylis Erzeni Kategoria e Pare Korabi Lushnja