Aktualitet15 Shtator 2018, 09:49

Çadrat me vete, sot reshje shiu në këto zona

Shkruar nga Pamfleti
Çadrat me vete, sot reshje shiu në këto zona

Çadrat me vete, sot reshje shiu në këto zona

Moti vijon i kthjellët në të gjithë Shqipërinë, kushte këto që variojnë deri në orët e pasdites ku vranësirat shfaqen në Veri duke sjellë shira të dobët e të izoluar.

Mbrëmja dhe orët vijuese mbeten kryesisht me vranësira në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi 1-2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 12 në 33 gradë.

Aktualitet Çadrat me vete sot reshje shiu në këto zona