Sport29 Nëntor 2018, 16:49

Cale tregon prapaskenat: Një llum në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti
Cale tregon prapaskenat: Një llum në Shqipëri!

Braziliani i Flamurtarit, Elton Cale, foli në lidhje me problemet që ka hasur në Shqipëri. Ai ka treguar se kampionati shqiptar është një llum. 

“Kur erdha te Kukësi nuk firmosa menjëherë pasi më thanë se duhet të kryeja testet mjekësore. Klubi më regjistroi, por asnjëherë nuk morra një kopjë të kontratës. Unë kam një e-mail ku thotë se kontrata pa datë shërbente vetëm për FSHF-në, duke qenë se klubi nuk më kishte regjistruar brenda afateve.

“E besova këtë, por nuk e dija çfarë llumi kishte këtu. Nëse do të më kishin telefonuar për të rinovuar, do ta bëja, sepse dëshira ime ishte të qëndroja. U kërkova më pas një shifër të lartë për të rinovuar dhe ata nuk pranuan. Më pas, iu drejtova FIFA-s” shpjegon futbollisti i Flamurtarit.

Sport Elton Cale Flamurtari