Anti-Mafia27 Dhjetor 2022, 15:07

"Call Center"/ Hetuesit spanjollë zbërthejnë 2 çirakët e prangosur të Olsi Ramës; raporti në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
"Call Center"/ Hetuesit spanjollë zbërthejnë 2

"Call Center"/ Hetuesit spanjollë zbërthejnë 2 çirakët e prangosur të Olsi Ramës; raporti në SPAK

Te Olsi Rama, agjentët spanjollë shkuan duke ndjekur gjurmët e Amant Josifit, me të cilin rezulton ortak, ndërsa së bashku, duke përdorur 2 të besuarit dhe 3 femra të arrestuara tashmë, kanë bërë transaksione financiare nëpërmjet 2 bankave të huaja në Shqipëri, me persona në Qipro, Maqedoni, Serbi, Turqi e Gjeorgji, që janë pjesë e rrjetit mafioz Call Center “Milton Group”, si dhe në rrjetin e llogarive Forex- Bitcoin

Drejtësia e Spanjës ka vendosur t’i shkojë deri në fund zbardhjes së krimit me aktivitetin kriminal “Call Center” kryer në Shqipëri, mbasi nëpërmjet këtij rrjeti të komanduar nga Olsi Rama e Amant Josifi, u janë vjedhur 310 milionë Euro 17 mijë qytetarëve spanjollë.

Burime nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë bërë më dije për “Pamfleti”-in, se Prokuroria e Spanjës, ka dërguar një Raport Hetimi me deklarimet e dy të prangosurve Erindi Pisqyli e Berlando Saraçaj, administratorë të rrjetit “Call Center” në Vlorë, Fier, Elbasan e Tiranë.

Kujtojmë se gjatë aksionit të EUROJUST- EUROPOL- SPAK më 7 nëntor 2022 në Shqipëri, Prokuroria e Spanjës këmbënguli për arrestimin dhe ekstradimin e Erindi Pisqyli e Berlando Saraçaj, si dy personat “kyç”, që dinin kush ishte mekanizimi dhe bosët e “Call Center”.

Sipas informacionit, hetuesit spanjollë kanë mundur që nëpërmjet dhënies së statusit “Bashkëpunëtor i drejtësisë”, të zbërthejnë të prangosurit Pisqyli e Saraçaj, të cilët kanë rrëfyer për skemën, aktivitetin dhe grupin e strukturuar kriminal të “Call Center”.

Dy ditë pas arrestimit, ata deklaruan se bosi i tyre ishte Amant Josifi, këshiltar i ministres Olta Xhaçka dhe djali i Pranvera Strakoshës, Kryetare e Mbikëqyrjes së Adminisratës Shtetërore.

Në raportin hetimor janë emra, prova ortakërie, shit-blerje aksionesh, udhëtime, llogari bankare, sistemi TIMS, komunikime telefonike e elektronike që kanë dorëzuar të prangosurit Erindi Pisqyli e Berlando Saraçaj; por edhe shumë prova, të marra nga tatimet e bankat, kanë bindur Prokurorinë e Spanjës, për të kërkuar arrestimin e Amant Josifit, ndërsa SPAK e la të arratisej.

Një nga emrat si “bosi i madh” i Call Center, që dy të prangosurit kanë deklaruar para hetuesve spanjollë është Olsi Rama, i cili sipas raportit që ka SPAK, rezulton se në muajin maj 2014 ka ndryshuar emrin zyrtarisht duke e bërë  “OLS”.

Te emri “Ols Rama”, agjentët spanjollë shkuan duke ndjekur edhe gjurmët e Amant Josifit, me të cilin rezulton ortak, ndërsa SPAK e hoqi emrin e Olsi Ramës nga dosja hetimore e Spanjës.

Por së bashku duke përdorur të besuarit Erindi Pisqyli, Berlando Saraçaj e 3 femra të arrestuara tashmë, Olsi Rama e Amant Josifi, kanë bërë transaksione financiare nëpërmjet 2 bankave me persona në Qipro, Maqedoni, Serbi, Turqi e Gjeorgji, që janë pjesë e rrjetit mafioz Call Center “Milton Group”, si dhe në rrjetin e llogarive “Forex- Bitcoin”.

Në raportin hetimor të ardhur nga Spanja, thuhet se është vërtetuar që shqiptarët Ols Kristaq Rama dhe Amant Aleksandër Josifi, janë pronarët e 18 kompanive të rrjetit Call Center, të regjistruar në tatime me emrat e tyre e më pas me emra të tjerë, duke shitur e dhuruar aksionet fiktivisht.

Të prangosurit nga Spanja, kanë deklaruar se në pronësi të Olsi Ramës e Amant Josifit janë firmat “Pegasus Communications”, “Telemarket”, “APA Liiasion”, “MIZU”, “Ever PLUS”, “EUROPE SERVICE”, “NOVEM”, “D&D Management”, “C.V.S”, “ORI  TECH”, “Prima” etj.

Një fakt nuk ka hetuar, ose “nuk e kanë parë” akoma Anti-krimi Policor e SPAK: të 18  firmat “Call Center” nuk kanë bilance tatimore prej 6-7 vitesh./Pamfleti

Anti-Mafia #2 çirakët e prangosur të Olsi Ramës #Hetuesit spanjollë #raporti në SPAK Call Center