Aktualitet 3 Tetor 2022, 22:52

“Çdo javë hedhin diçka”, Artan Hoxha: Hakerat kanë marrë regjistrin e Bankës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
“Çdo javë hedhin diçka”, Artan Hoxha: Hakerat

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se hakerët iranianë kanë arritur të kenë në duar edhe informacione që lidhen me regjistrin bankar të Shqipërisë.

Duke ju referuar një liste të publikuar nga vetë faqja Homeland Justice, Hoxha tha se megjithatë ne nuk kemi dijeni se çfarë informacioni është tashmë në duart e hakerave iranianë.

Ditën e parë kur kanë hakeruar të dhënat kam parë serverat e institucioneve shqiptare të goditur nga hakerat iranianë. Ata çdo javë hedhin diçka. Midis atyre serverave janë serverat e institucioneve kryesore, tatime, gjykata, Avokati i Popullit, Bashkia Tepelenë, Pogradec, të dhëna të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Por mbi të gjitha,  aty është edhe regjistri bankar i Bankës së Shqipërisë. Ata kanë nxjerr një listë serverave që sipas tyre i kanë sulmuar. Ne nuk e dimë çfarë kanë marr ata”, tha Hoxha.

Aktualitet “Hakerët hoxha