Bota29 Prill 2022, 17:09

“Çdo mbledhje qeverie do të jetë e hapur”, Abazoviç merr vendimin e parë si kryeministër

Shkruar nga Pamfleti
“Çdo mbledhje qeverie do të jetë e hapur”,

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka firmosur sot vendimin e parë. Në një postim në Facebook, ai ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun.

“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviç.

Një ditë më parë ai u zgjodh kryeministër me 45 vota në Kuvend duke shkruar kështu historinë, pasi bëhet i pari kryeministër shqiptar në Malin e Zi.

Bota Abazoviç Mali i Zi Vendim