Aktualitet 3 Shkurt 2022, 21:32

Ceferin shkoi në kryeministri me makinën 200.000 euro të Armand Dukës, ironizon Braçe: Makinë luksi e një financieri në

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, shkoi në kryeministri për të takuar kreun e qeverisë Edi Ramës, me makinën e kreut të FSHF-së Armand Dukës. Ceferin nuk përdori automjetet e institucionit, por automjetin personal të presidentit Duka që kushton 200.000 euro.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti PS-së Erion Braçe, i cili me ironi tregon pronësinë e makinës së Armand Dukës.

“Bentley Flying kjo makinë! Në targë; ‘AD’ nuk është Armand dhe “DU” nuk është Duka! 777 nuk janë 3 numra bixhozi, janë numra targe! Kjo makinë luksi është e një financieri në një pulari që nuk di pse quhet Armand Duka dhe e ka rrogën 40 mijë lekë në muaj! Fluturon gomari, fluturon!”– shkruan Braçe.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet 200 mije euro brace Ceferin Duka