Politike 8 Korrik 2019, 17:30

Çelet seanca plenare për komisionin e shkarkimit të Metës, Manja: Ka shkelur me të dy këmbët Kushtetutën

Shkruar nga Pamfleti
Çelet seanca plenare për komisionin e shkarkimit të Metës,

Ka nisur seanca plenare që ka në axhendë ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në fjalën hapëse, si kryetar i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja ka folur për detajet teknike dhe ligjore se përse mazhoranca ka shkuar drejt këtij vendimi, por edhe ka sulmuar Metën për papërgjegjshmëri dhe mungesë etike e morali politik. Sipas Manjës, Meta ka refuzuar përmes ironive dhe fjalëve fyese ftesën e komisionit hetimor.

“Në përgjigje të kësaj ftese ka ardhur një shkresë më gjuhë jo zyrtare, ironike dhe fyese presidenti përmes sekretares refuzoi pjesëmarrjen.” – shprehet Ulsi Manja në fjalën hapëse të seancës plenare.

“Baza kushtetueses, kërkesa e paraqitur për shqyrtim është propozuar nga një grup prej 55 deputetësh. Procedura e shqyrtimit. Komisioni i ligjeve nis shqyrtimin e kësaj kërkese e cila u prezantua nga Taluant Balla dhe Ervin Bushati. Balla paraqiti rrethanat mbi të cilat bazohet kërkesa e deputetëve se akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit bien në kundërshtim me parimet e republikës parlamentare. Balla kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës. Në cilësinë e kryetarit të komisionit të ligjeve kam vënë në dijeni presidentin Ilir Meta lidhur me datën e mbledhjes së radhës me qëllim garantimin e të drejtës së tij për të qenë në komision. Në përgjigje të kësaj ftese ka ardhur një shkresë më gjuhë jo zyrtare, ironike dhe fyese presidenti përmes sekretares refuzoi pjesëmarrjen. Komisioni ka konstatuar se presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin e datën 30 qershor. Në përmbushje të kësaj kanë nisur procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve. ishin ngritur komisionet, listat e zgjedhjeve, ishin kryer regjistrimet e partive politike dhe kishte filluar fushata zgjedhore. ndërkohë që kishte filluar fushata zgjedhore presidenti shfuqizoi dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas këtij dekreti anulohet 30 qershori si datë për zgjedhjet vendore. Arsyet kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike në vend, vetëdijes se në këto kushte nuk do kishte zgjedhje”, tha Manja.

Kujtojmë se për shkarkimin e Metës nuk mjafton vetëm dakordësia në Komisionin Hetimor, por shkalla e fundit është Gjykata Kushtetuese e cila nuk është ngritur ende, por pritet të jetë funksionale brenda korrikut, e çështja e parë që do të marrë në shqyrtim do të jenë aktet juridike të Presidentit për anullimin e datës së zgjedhjeve dhe dekretimin e një date të re, dekrete këto të ndodhura jashtë afateve ligjore. /Pamfleti

Politike manja Meta parlament Shkarkim