Bota26 Shtator 2022, 19:20

"Çeli sytë" me Musolinin, mesazhi i të moshuarit bën xhiron e rrjetit: Zoti na ndihmoftë, nuk dua të vdes me Melonin!

Shkruar nga Pamfleti
"Çeli sytë" me Musolinin, mesazhi i të moshuarit

Italia ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me qëllim rinovimin e legjislativit pas dorëheqjes së kryeministrit, Mario Draghi. Rezultatet paraprake të publikuara sot konfirmuan në pushtet emrin që në opinionin publik lakohej prej kohësh, Giorgia Meloni, duke sjellë në pushtet qeverinë më të djathtë që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sidoqoftë, pavarësisht zhvillimeve, të shumtë kanë qenë ata të cilët nuk ishin dakord me rezultatin e zgjedhjeve. Dhe këtu nuk po flasim për vendet e BE-së, por qytetarët e thjeshtë.

Një i moshuar ka bërë xhiron e rrjetit, pasi me një pankartë në duar, kundërshtoi ashpër rikthimin e fashizmit në vend.

Kam lindur në kohën e Mussolinit, nuk do të doja të vdisja me Melonin. Zoti na ndihmoftë”– shkruante në karton qytetari, ndërsa mundohej të nxiste bashkëqytetarët e tij të mos mbështesin koalicionin e ekstremit të djathtë.

Bota musolini