Aktualitet 9 Shkurt 2023, 14:58

Celibashi i KQZ, 280 milionë lekë për të bindur shqiptarët të votojnë për Saliun, Edin e Ilirin

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi i KQZ, 280 milionë lekë për të bindur shqiptarët të votojnë për Saliun, Edin e Ilirin

Ky tender është një ‘qokë’ për t’i dhënë miliona, një të preferuari që do lërë llokmën te shefat e KQZ; sepse shqiptarët e dinë mirë si votohet e nuk kanë nevojë të binden për të shkuar në votime, mbasi pjesëmarrja varet nga besimi te partitë politike dhe te krerët tyre bashkë- hajdutë

KQZ ka nisur proceset përgatitore për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke bërë tenderët në seri për video-kamera, kuti, vula, fletë votimi, uniforma të anëtarëve të qendrave të votimit e numërimit, posterë, bojë gishtash dhe sistemin e votimit elektronik në 3 bashki.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Një ndër tenderët, është me objekt: “Fushata edukuese, informuese dhe sensibilizuese e votuesve”, që do bëhet nga OJF-të e përzgjedhura fituese, prej drejtuesit të KQZ e vartësit të tij kryetar i komisionit të tenderit.

Kryetari Ilirjan Celibashi, ka akorduar 280 milionë lekë me TVSH nga fondi i shtetit, për të edukuar shqiptarët me sjelljen në qendrat e votimit, për t’i mësuar si  të sillen te komisioni, te dhoma e fshehtë dhe si votohet.

Po kështu, OJF-ja që do marrë milionat nga KQZ-ja me 15 shkurt, me sensibilizimet e saj në media dhe me postera publik, do bind shqiptarët të shkojnë të votojnë për partitë familjare të Sali Berishës, Edi Ramës e Ilir Metës.

Për të justifikuar vlerën 280 milionë lekë, Celibashi i KQZ-së e ka bërë afatin kohor të kontratës për 3 vite; që do të thotë, se fituesi i tenderit do t’i edukojë e sensibilizojë votuesit edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Duket ashiqare, që ky tender është një ‘qokë’ për t’i dhënë miliona, një të preferuari që do lërë llokmën te shefat e KQZ, sepse shqiptarët e dinë mirë si votohet.

Ndërsa për sa i përket sensibilizimit për të shkuar në votime, nxitja nuk bëhet me tenderë, por me bindjen e secilit, mbasi nuk besojnë më te partitë politike dhe krerët tyre bashkë-hajdutë, prandaj në çdo palë zgjedhje ulet pjesëmarrja në votime./Pamfleti

Kryesore “Pamfleti” #280 milionë lekë për të bindur shqiptarët të votojnë #Celibashi i KQZ tender