Sport 1 Maj 2022, 17:31

Çelsi dështon në transfertë, fitore shprese për Evertonin, Totenhemi bën detyrën ndaj Leister Sitit

Shkruar nga Pamfleti
Çelsi dështon në transfertë, fitore shprese për

Çelsi dështon në transfertë, fitore shprese për Evertonin, Totenhemi bën detyrën ndaj Leister Sitit

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 15:00 në Premier Ligë, ku rezultati më surprizues nga dy sfidat e luajtura ka qenë suksesi i Evertonit në shtëpi ndaj Çelsit. 

Skuadra e Tomas Tuhel e pa veten në disavantazh që në pjesën e parë të takimit, pas golit të Riçarlison dhe nuk arriti dot të konvertonte rastet e krijuara për të arritur përmbysjen e rezultatit. 

Totenhemi i Antonio Kontes ka fituar bindshëm në shtëpi përballë Leisterit me rezultatin 3-1, ku golat e Kejn dhe dopieta e Son siguruan sfidën. 

Totenhemi ngjitet kështu momentalisht në vendin e 4 në pritje të Arsenalit, që nuk e ka zhvilluar ende takimin e tij. 

Sport Çelsi Everton Leister Siti Premier Liga Totenhem