Sport24 Prill 2022, 17:55

Çelsi fiton në frymën e fundit, Saouthemptoni i Brojës del me një pikë nga transferta e Brajtonit

Shkruar nga Pamfleti
Çelsi fiton në frymën e fundit, Saouthemptoni i Brojës del

Çelsi fiton në frymën e fundit, Saouthemptoni i Brojës del me një pikë nga transferta e Brajtonit

Çelsi ka fituar me shumë vuajtje ndeshjen e sotme të Premier Ligë. Blutë e Londrës mundën 1-0 Uest Hemin. Goli erdhi në minutën e 90, pas një asisti të Alonsos për amerikanin Pulisiç. Ekipi i Tuhel e sheh veten në vendin e 3, me 65 pikë. 

 Sauthemptoni barazoi 2-2 në fushën e Brajtonin. Armando Broja nuk e nisi titullar këtë takim, teksa u preferua në fushë vetëm 10 minutat e fundit, pasi zëvendësoi Long. Sulmuesi kuqezi nuk la dot gjurmë sërish, pasi mundësitë ishin të pakta. 

Për Brajtonin shënoi Uellbek dhe një autgol i Salisu, ndërsa për djemtë e Hasenhutel vlerësohet dopieta e Prouse. 

Sport Çelsi Premier Liga Sauthempton