Çelsi ka fituar në transfertë ndaj Leiçesterit me rezultatin 0-3. Skuadra e Tomas Tukel dominoi përgjatë gjithë ndeshjes.
Miqtë vendosën diktatin që në pjesën e parë, me mbrojtësin Rudiger që shënoi në minutën e 14. Më pas ishte radha e Ngolo Kante, i cili shënoi një super gol në minutën e 28. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e dy golave.
Në pjesën e dytë Leiçester u përpoq të reagonte, por e kishte të pamundur. Për t’i vënë ‘kapakun’ sfidës mendoi Kristian Pulisiç. Sulmuesi u fut si zëvendësues dhe shënoi në minutën e 71.
Me këtë fitore, ‘Blutë e Londrës’ shkëputen momentalisht në vendin e parë me 29 pikë, në pritje të ndjekësve më të afërt të kreut.