Përfundojnë ndeshjet në 3 ligat kryesore. Çelsi ka mundur pastër 3-1 skuadrën e Lids Junajtid. Miqtë kaluan të parët në avantazh pas 4 minutave lojë. Patrik Bamford, i preferuar nga Bielsa, mori një pasim vertikal që hapi mbrojtjen blu dhe Tiago Silva nuk arriti ta ndali dot, teksa futbollisti mik kaloi edhe portierin me lehtësi duke realizuar.
Në minutën e 27, Blutë e Londrës gjetën golin e barazimit me Oliver Zhiru. Me fillinin e pjesës së dytë, Çelsi realizoi dy golat e fitores; në fillim me Kurt Zuma në minutën e 67 dhe Pulisiç në minutën e 93.
Me këtë fitore, Çelsi ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 22 pikë, ndërsa Lids Junajtid mban vendin 13 me 14 pikë.
Barcelona është shtangur nga Kadiz. Katalanasit janë mundur me rezultatin 2-1. Gimenez zhbllokoi shifrat pas 8 minutave lojë. Lojtari u ndodh te shtylla e dytë i vetëm dhe një goditje këndi bëhet fatale për Barcelonën. Në minutën e 57, Barça barazoi shifrat me një autogol nga Alkala. Megjithatë, festa e Mesit me shokë zgjati shumë pak. Vendasit u kthyen në avanatazh pas një gafe nga ana e lba në bashkëpunim me Ter Stegen. Nga kjo gafë përfitoi Negredo në minutën e 63.
Me këtë humbje, Barcelona renditet në vendin e 7 me 14 pikë, ndërsa Kadiz renditet në vendin e 5 me 18 pikë.
PSG ka triumfuar në transfertë, duke mundur pastër 1-3 skuadrën e Montpelje. Dagba në minutën e 33, Moise Kin në minutën e 77 dhe Kilian Mbape në minutën e 91 ishin autorët e suksesit për kampionët e Francës, ndërsa për Montpelje ngushtoi shifrat Mavididi në minutën e 42.
Me këtë fitore, PSG mban vendine 1 me 28 pikë, ndërsa Montpelje renditet në vendin e 6 me 23 pikë.