Sport11 Tetor 2022, 18:13

Çelsi zbret në “tempullin kuqezi” të Milanos, Armando Broja shfaqet me ngjyrat e flamurit shqiptar në këpucë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Çelsi zbret në “tempullin kuqezi” të Milanos,

Çelsi zbret në “tempullin kuqezi” të Milanos, Armando Broja shfaqet me ngjyrat e flamurit shqiptar në këpucë (Foto)

Armando Broja mban me krenari ngjyrat kuqezi në këpucët e tij. Edhe sot, kur do të luajë në një “tempull kuqezi” siç është stadiumi “San Siro”, ku Çelsi i tij do të përballet me Milanin.

Por nuk bëhet fjalë për ngjyrat kuqezi të milanistëve, një klub, i cili raportohet se është interesuar shpesh për sulmuesin shqiptar. Ngjyrat kuqezi të Brojës janë vetëm ato të flamurit shqiptar, siç tregohet në pamjet e shpërndara nga vetë klubi i Çelsit.

Flamuri shqiptar shoqëron mbishkrimin A. Broja në këpucët e sulmuesit shqiptar, këpucë me të cilat ai shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë me fanelën e Çelsit fundjavën e kaluar dhe shpreson që të vazhdojë në këtë rrugë, ndoshta që sonte ndaj kuqezinjve.

Sport Armando Broja sulmuesi shqiptar