Përfundon ndeshja e javës së 19 në Premier Ligë. Çelsi është mundur nga Leicester me rezultatin e pastër 2-0. Takimi u zhbllokua pas vetëm 8 minutash lojë me një gol të Ndidi. Mesfushori i Dhelprave ndëshkoi Blutë me një gjjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës.
Në minutën e 41, Leicester gjeti golin e qetësisë me Madison. Në minutën e 86, skuadra e Lampard ngushtoi diferencën me Verner, por goli është anuluar nga VAR.
Trajneri anglez rrezikon seriozisht shkarkimin nga drejtimi i skuadrës, i cili përflitet prej kohësh, por kjo humbje sot mund t’i ketë vendosur kapakun gjithçkaje.
Me këtë fitore, Leicester ngjitet në vendin e parë me 39 pikë, ndërsa Çelsi mban vendin e 8 me 29 pikë.