Sport11 Shtator 2018, 19:43

Celularë dhe Instagram, zbulohet përplasja e Panuccit me lojtarët

Shkruar nga Pamfleti
Celularë dhe Instagram, zbulohet përplasja e Panuccit me lojtarët

U shkrua që mbrëmë se trajneri Christian Panucci kishte patur një përplasje me lojtarët e tij. Në fakt, u mendua se ishte për shkka të lojës së dobët dhe mungesës së impenjimit nga lojtarët.  

Në fakt, sot zbulohet edhe arsyeja e zemërimit të Panuçit. Sport Ekspres shkruan se sapo mbërriti në dhomën e zhveshjes pas fishkëllimës finale, tekniku italian gjeti aty disa futbollistë që ishin me telefona në duar.

Lojtarët më të rinj, si Manaj apo Prenga, po postimin diçka në rrjetet sociale, një modë shumë e përhapur tashmë, me futbollistët që postojnë në Instagram foto menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve.

Një skenë e tillë ka tërbuar trajnerin e kombëtares, i cili ka humbur qetësinë dhe ka shpërthyer, duke thënë ndër të tjera: “A jeni profesionistë, a çfarë jeni? Në vend që të ulni kokën dhe të respektoni rregullat, e keni mendjen tek Instagrami?”. Acarime dhe situata të panevojshme. 

 

Sport Christian Panucci Instagram Itali Shqiperi