Anti-Mafia16 Janar 2023, 10:09

Ceno Klosi i tatimeve e bën “detin kos”: 51 milionë lekë/muaj për qira zyrash; shkarkoi shefen që refuzoi

Shkruar nga Pamfleti

Ceno Klosi i tatimeve e bën “detin kos”: 51 milionë lekë/muaj për qira zyrash; shkarkoi shefen që refuzoi

Godina është ndërtim pa leje e pa asnjë letër, pronari që merr qiranë mbahet sekret/ Kontratën e ka refuzuar Drejtoresha e Prokurimeve, Flora Hasanaj, duke argumentuar se tatimet nuk kanë nevojë për zyra me qira, dhe duke kërkuar emrin e pronarit e dokumentacionin ligjor të godinës, por drejtori Ceno Klosi e ka shkarkuar dhe i ka firmosur letrat me atë që ka emëruar

Sa të ketë në pushtet e pranë Edi Ramës kushërirën Belinda Balluku, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, përveç pagesave miliona Euro TVSH me fatura fiktive dhe rritjen e evazionit, po vjedh fondet e institucionit e nuk ka frikë nga drejtësia, pasi kushërirën tjetër Pamela Balluku e ka shefe te Vetting që shkarkon ose lë në detyrë prokurorët e gjyqtarët.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Një denoncim i ardhur në “Pamfleti”, bën me dije se krye-tatimori Ceno Klosi, duke mashtruar sikur janë dëmtuar disa zyra nga tërmeti, ka marrë një godinë prej xhami me qira në Tiranë, në shkelje të plotë të ligjit.

Në këto zyra me qira, ka çuar Drejtorinë e Shërbimit Tatimor të Bizneseve “VIP” dhe Drejtorinë e Shërbimit Tatimor të Terrenit, kur këto kanë pasur zyra të bollshme e pa asnjë dëmtim nga tërmeti, por një miku i duheshin dhënë miliona lekë për të nxjerrë koston e  ndërtimit të godinës dhe drejtori Ceno Klosi e bëri “detin kos”

Pas verifikimit nga burime në Ministrisë së Financave, “Pamfleti” vërtetoi se denoncimi është i saktë, dhe rezulton se me urdhër të drejtorit Ceno Klosi, drejtoria e tatimeve, paguan afro 51 milionë lekë qira në muaj për 2820 m2 mjedise.

Pazari është bërë e po vazhdon me Urdhër Nr. 2622/3, datë 20.5.2022 të drejtorit Ceno Klosi, me Kontratë Nr. 2622/23, datë 28.6.2022 e objekt: “Shpenzim marrje mjedise zyrash me qira për shkak të tërmetit”.

Për ta konkretizuar, po përmendin dy pagesa: më 1 shtator 2022, Drejtoria e Tatimeve ka paguar 50 milionë, 800 mijë e 515 lekë për qira zyrash, ndërsa më 1 dhjetor 2022, ka paguar dy fatura me vlerë 2 milionë, 599 mijë e 444 lekë.

Kontrata e lidhur mes drejtorit Ceno Klosi dhe përfituesit pronar godine është bërë me Prokurë të Posaçme Nr. 2404, datë 10.6.2022, ndërsa çuditërisht, milionat paguhen për llogari të “RAIFFEISEN BANK”, por pronari i godinës së marrë me qira mbahet sekret.

Çudi tjetër antiligjore, është fakti se pagesa e qirasë bëhet me Mandat-Pagesë Bordero nga arka e tatimeve, pastaj i përcillet ministrisë e Thesarit si shpenzim i brendshëm buxhetor; për arsye se godina e marrë me qira është pa leje ndërtimi dhe pa asnjë lloj dokumenti pronësie e sigurie fizike, ndërsa vlera e qerasë 51 milionë lekë është caktuar nga vetë drejtori Ceno Klosi pa ankand.

Kontratën e ka refuzuar Drejtoresha e Administratës dhe Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Flora Hasanaj, duke argumentuar se tatimet nuk kanë nevojë për zyra me qira, madje ka kërkuar emrin e pronarit dhe dokumentacionin ligjor të godinës, por drejtori Ceno Klosi e ka shkarkuar dhe i ka kryer veprimet me atë që ka emëruar.

Ky fakt, duhet të shërbejë si provë e indicie për SPAK, mbasi drejtori Ceno Klosi ka marrë me qira e paguan edhe 1682.24 m2 zyra të tjera për Drejtorinë e Tatimpaguesve te Mëdhenj; 1800 m2 me qira për Drejtorinë Tatimore të Tiranës, por edhe në Fier e disa rrethe te tjera./Pamfleti

Anti-Mafia #51 milionë lekë/muaj për qira zyrash #Ceno Klosi i tatimeve e bën “detin kos” #shkarkoi shefen që refuzoi