Tashmë nuk ka dyshime! Merr fund “telenovela” Mbape. Ylli francez vendosi të rinovojë kontratën me PSG-në deri në verën e vitit 2025 dhe e bëri këtë pak orë para ndeshjes së fundit të sezonit. Edhe pse të shumta kanë qenë zërat që e dërgonin Mbapenë te Reali i Madridit, francezi ka vendosur t’i qeëndrojë besnik parizienëve.
“Historia shkruhet këtu. Këtu është Paris. Doja të njoftoja se kam zgjedhur të vazhdoj kontratën time me PSG-në dhe sigurisht që jam shumë i lumtur për këtë. Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi që i jep vetes të gjitha mjetet për të performuar në nivelet më të larta. Jam gjithashtu shumë i lumtur që mund të vazhdoj të evoluoj në Francë, vendi ku linda dhe u rrita.
🚨 OFFICIAL. Kylian Mbappé stays at Paris Saint-Germain, contract signed until June 2025. #Mbappé
Official club video here ⤵️🎥 #PSG pic.twitter.com/XGlM8GMOK0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 21, 2022
Dëshiroj të falënderoj Presidentin Naser Al-Khelaïfi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin. Gjithashtu kam një përqafim për të gjithë mbështetësit e PSG-ë, në Francë dhe në mbarë botën, për dashurinë e panumërt, veçanërisht muajt e fundit. Së bashku, të bashkuar dhe ambicioz do të bëjmë gjëra magjike” – tha ai.
Teksa Mbape u shfaq para tifozëve me bluzën që tregonte rinovimin deri në vitin 2025, fishekzjarret shpërthyen në stadium, ndërkohë që nuk munguan ovacionet elektrizuese të tifozëve, me koret dedikuar talentit të madh të futbollit.
Nga paga e re, kontratat e sponsorizimt, reklamat dhe bonuset, Mbape pritet të përfitojë 700 milion euro.
The moment Kylian Mbappé's new PSG contract was announced to a delighted Parc des Princes crowd 🤩 pic.twitter.com/Fbc4uENBsq
— Football on BT Sport (@btsportfootball) May 21, 2022