Politike 2 Korrik 2022, 13:29

Ceremonia e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Yuri Kim bën bashkë politikën shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Ceremonia e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri,

Ambasada e Amerikane në Tiranë ka përkujtuar ditën e 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Ditën e djeshme (1 Korrik) në një ceremoni të veçantë me rastin e 246-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100 vjet miqësi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë bashkë politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë, dhe jo vetëm.

Në këtë pritje morën pjesë personalitet më të lara të vendit, kreu i shtetit Ilir Meta, Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, politikanë nga mazhoranca dhe Partia Demokratike, ish lideri i PD, Lulzim Basha, kreu i grupit paralamentar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe ministre të kabinetit qeveritar.

“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë. Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri tjetrin për ta kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore – në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. Gëzuar! Edhe një qind”!, ishte fjala e publikuar në faqen e ambasades amerikane në Facebook.

Politike #YuriKim politika shqiptare SHBA