Aktualitet14 Janar 2019, 14:59

Çështja Balla-Basha, çfarë ndodhi sot në Gjykatën e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Çështja Balla-Basha, çfarë ndodhi sot në

Çështja Balla-Basha, çfarë ndodhi sot në Gjykatën e Tiranës

Ka përfunduar shqyrtimi i e padisë për “shpifje” të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, kundër liderit demokrat, Lulzim Basha në Gjykatatën e Tiranës.

Avokatët e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të kryetarit të PD dhe dënimin e tij për “shpifje”.

Avokatët e kryedemokratit pretenduan se në deklaratat e tij nuk ka elemente të veprës penale.

Ata kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të çështjes.

Përfaqësuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elementë të veprës penale dhe kërkoi përfundimisht pushimin e padisë.

Gjyqtari Gerd Hoxha pasi shqyrtoi çështjen gjyqësore konstatoi se janë shkelur disa pika të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut.  Gjykata kërkoi kohë për të dhënë vendimin, ndërsa shpallja e vendimit të arsyetuar do të jetë më 21 janar, ora 12:30.

Aktualitet Basha gjykata Tulant Balla