Aktualitet23 Janar 2023, 22:25

Çështja e “21 Janarit”/ Nga Rama te Berisha, Artan Hoxha tregon 5 zyrtarët që duhet të marrë në pyetje SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Çështja e “21 Janarit”/ Nga Rama te Berisha, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha tha se ishte ai bashkë me familjen e Aleks Nikës të cilët kanë kërkuar që çështja e “21 Janarit” të kalojë në SPAK, pasi nuk kanë më besim tek prokuroria e Tiranës.

Sipas Hoxhës, prokuroria e Tiranës në 12 vjet nuk ka marrë asnjëherë në pyetje 5 njerëzit kryesorë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjet e 21 janarit, që sipas tij janë Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, Bamir Topi dhe Ina Rama.

“Ne kemi kërkuar që këtë çështje ta marrtë SPAK se kemi humbur besimin që prokuroria e Tiranës do ta hetojë. E kam zero besimin, se prokuroria deri tani s’e ka pyetur kurrë Berishë, Bashën, Ramën, Topin, Ina Ramën. Kur s’i ka pyetur për 12 vjet, do t’i pyesë në muajin e parë të vitit të 13? Ndaj unë dhe familjarët e Aleks Nikës, një familje dinjtoze e vetmja që s’ka pranuara asnjë lekë, që nuk e ka këmbyer gjakun e familjarit të tyre me paratë e pushtetit, kur u lodhën duke pritur drejtësi, vendosën të bëjnë këtë zgjedhje. E para ta publikojmë, fakti që i kapëm gafil, që s’i dinte askush. Unë s’doja të njoftohej  as qeveria, as mazhoranca se i kanë prishur hetimet prej 12 vjetësh”, tha Hoxha në emisionin “Now” në “EuronewsAlbania”.

Aktualitet 21 Janari hoxha SPAK